Subscribe

Dy prej figurave të njohura të së djathtës, Astrit Patozi që krijoi Bindjen Demokratike dhe Dashamir Shehi që drejton LZHK do të garojnë në një koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

“Aleanca progresiste” do të paraqesë kandidatë për këshillat bashkiakë, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike të bashkohet rreth një kandidati për kryetarët e bashkive. Por nëse PD do të dalë me dy kandidatë, atëherë edhe ky koalicion do të nxjerrë kandidatët e tij.

 

ASTRIT PATOZI

BINDJA DEMOKRATIKE

“‘Përderisa kohë ka dy pjesë të PD-së ne si fraksion opozitar do të kemi përfaqësuesit tanë. Nëse ato do të përçajnë votën opozitare ne do të kandidojmë. Ajo që mund të na bashkojë është kandidati i përbashkët.”

 

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka shpjeguar se “Aleanca Progresiste” është aleancë opozitare në qeveri. Por sipas tij, ky koalicion kërkon një opozitë ndryshe nga ajo e kreut të PD Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

DASHAMIR SHEHI

KRYETAR I LZHK

“Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe. “

 

Me krijimin e aleancës progresiste, kampi opozitar është ndarë në tre grupime, kreu i PD Sali Berisha, i cili ka firmosur marrëveshje me Ilir Metën e Vangjel Dulen, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili ka shpallur kandidatët e tij, dhe koalicioni mes Patozit e Shehit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *