E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Patozi: Debat i neveritshëm me të vdekurit e COVID, s’jemi një vend normal

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është i neveritur me debatin që ka “shpërthyer” ditët e fundit për të vdekurit me COVID-19. Ai tha në “Facebook” se kjo tregon edhe një herë se nuk jetojmë në një vend normal.

 

“Ky debati i neveritshëm me të vdekurit e COVID-it, është pasqyra më e qartë e degradimit të politikës në Shqipëri dhe prova më e fortë se ne nuk jemi një vend normal. Sepse po të ishim, jo thjesht kjo çështje nuk do të ekzistonte, por në një rast të tillë, kur dorashka hidhet në publik, nuk mund të kishte më kthim prapa. Njëri nga duelistët duhet ta paguante shtrenjtë dëmin, ngaqë nuk mund të jenë të pafajshëm të dy palët njëkohësisht. Sepse është njësoj e rëndë për publikun, si t’i fshehësh të vdekurit për politikë, ashtu edhe po ta shpikësh këtë makabritet për një grusht votash më shumë. Por jam i sigurt se asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur edhe kur publiku të mësojë më shumë për të vërtetën e kësaj shëmtie morale.”

 

Reklamë

Opozita akuzon qeverinë se po manipulon shifrat e të vdekurve, por bluzat e bardha shprehen se po sulmohen pa të drejtë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë