Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e...

Patozi: “Bindja” synon të riformatojë sistemin e kalbur politik/VIDEO

17 Maj 08:31

Bindja Demokratike është partia më e re e cila sdo të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit me 25 kandidatë për kryetarë bashkie, ndër të tjera edhe në Tiranë si dhe me listat për këshilltarë të bashkive në rreth 50 bashki.

 

Krijimi i kësaj partie ndryshe mund të cilësohet edhe një telash për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, i cili nuk e ka fshehur armiqësinë me këtë aksion politik të vrullshem të Astrit Patozit.

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë marrëdhënie në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

 

Me poshte intervista e plote e Patozit te dhene per Vizion Plus.

 

Zoti Patozi, pra ju jeni në garë për 25 kryetarë bashkie, për keshilla në rreth 50 bashki.

Në fakt janë 27 dmth po pak rëndësi ka.

 

Janë 27. Ok, atëherë ky përbën një lajm nëse mund ta themi sot.

Janë 27 sepse i shtohen edhe 2 kandidatë të tjerë. Njëri prej të cilëve është në Finiq, kryetar i Bashkisë aktuale i cili ka kandiduar si i pavarur kundër një kandidati të Partisë Socialiste dhe ne e kemi shpallur që në fillim si parim tonin qe çdo kandidat kundër qeverisë ne e mbeshtesim, nuk e rivalizojmë sepse nuk duam të çajmë votat e opozitarëve. Është edhe një kandidat në Mallakastër, i cili ka kandiduar, ështe kandidati ynë. Por ne si parti e re informacionin e dhamë me vonesë.

 

Dakord. Kështuqë janë 27 kandidatë dhe 50 diçka më shumë për këshillat bashkiakë.

54 apo 55 diçka e tillë.

 

Z. Patozi gjithsesi kjo është një hyrje e vrullshme për disa, për disa të tjerë ndoshta një aventurë. Po per Astrit Patozin cfarë është kjo garë?

 

Kjo është vizioni ynë që kemi për politikën, vizioni ynë që kemi për Shqipërinë e së nesërmes dhe është një projekt i ri politik i cili nuk ka filluar sot por është kristalizuar sot. Pra është një lëvizje politike qe e kam nisur në vitin 2017, e ashtuquajtura Levizja për Ringritjen e Partisë Demokratike e cila pas dy vjetesh solli këtë rezultat që është BINDJA DEMOKRATIKE. ​

 

Ju jeni sot ne këtë stad, ndërkohë që keni në mënyrë konstante kundër Partinë Demokratike, ish partinë tuaj. Dhe po e perifrazoj pak, për Partinë Demokratike, Bindja jote Demokratike është thjesht një opozitë fasadë, si patericë në zgjedhje me synimin për të zhbërë mungesën e opozitës së vërtetë. Pra ju jeni në arenë dhe kjo është betejë. Cila është pergjigjja juaj?

 

Përgjigjja jonë është që ne, kauza e kësaj force politike është antisistemi. Në njëfare mënyre ne kemi dalë në tregun e ideve kunder partive të mëdha, të cilat sipas nesh mbajnë në këmbë sistemin megjithëse bëjnë sikur duan t´i çjerrin sytë njëra – tjetrës, por kur vjen puna tek sistemi e mbajnë njëra – tjetrën. Pra ne jemi kundër këtij sistemi politik, i cili sipas nesh prodhon përbindësha dhe koha e ka provuar këtë në shumë raste. Ne mendojmë që Shqipëria ka nevojë për një sistem të ri, pra për një riformatim të sistemit politik dhe kjo është kauza e BINDJES DEMOKRATIKE. Pjesëmarrja jonë në zgjedhje, në këto zgjedhje, me shpejtësi është në njëfare mënyre edhe prova jonë e parë për të treguar që jemi të ndryshëm nga dy kampet që sot janë në armiqësi për vdekje me njëri – tjetrin.

 

Z.Patozi, ju sot thoni që ky sistem prodhon përbindesha. Por dikush mund t´ju kujtojë juve, Astrit Patozit, që deri dje ju ishit pjesë e këtij sistemi, numri 2 i partisë demokratike. Atëhërë çfarë i thoni ju?

 

Dhe mirë bëjnë. Unë i them atyre që askush nuk mund t´i kërkojë dikujt që të bëjë njëkohësisht edhe pushtetin edhe opozitën. Sa kohë kam qenë në Partinë Demokratike sigurisht kam patur përgjegjësitë e mia për aq sa kisha rol. Ka pasur të tjerë që kanë pasur edhe më tepër. Unë jam nga ata njerëz që i kam marrë përgjegjësitë e mia dhe i kam shprehur përgjegjësite e mia. Në qoftë se të tjerët nuk e kanë bërë nuk është problemi im. Pra Partia Demokratike ka pasur defektet e veta, ka pasur përgjegjësitë e veta për këtë sistem. Ka qënë bashkëautore në njëfarë mënyre me Partinë Socialiste, pra ka qenë një marrëveshje, sipas meje e gabuar, per ta çuar sistemin në kryetarokraci. Dhe kjo solli këtë deformim shumë të madh që në po atakojme sot. Pra unë i kam marrë këto përgjegjësi, kam që në vitin 2013 që e shpreh këtë qartazi në parlament, në çdo debat publik, në facebook, në rrjetet sociale e kështu me radhë. Pra unë e ndjej këtë përgjegjësi dhe mendoj që nuk është çështje personale, kjo është një çështje që është nevojë e shoqërisë. Nuk është puna se kam reflektuar unë. Shoqëria nuk e do më këtë sistem dhe unë për këtë jam i bindur, demokratikisht.

 

Fushata zgjedhore në të cilën ju keni hyrë tashmë kerkon fonde. Si parti e re me ligj ju nuk përfitoni fonde nga ajo që shpërndan shteti, nga torta e destinuar për partitë politike. Pra cilat janë burimet financiare të BINDJES DEMOKRATIKE?

 

Çfarë burimesh financiare mund të kemi ne? Në qoftë se ju mendoni se idete kanë nevojë për para apo për burime financiare. Ne tani jemi vetëm ide, pra ne jemi një projekt i përuruar nga disa vullnete të bashkuara njerëzish që kanë një vizion të ri dhe një projekt të ri politik për Shqipërinë. Dhe ne këtë kemi bërë, kemi afishuar. Do blejmë një fushatë dhe do bëjmë një fushatë modeste në këtë rast me burimet me të limituara që mund të ketë një forcë politike e re. Por ne shpresojme te rezultati sepse ne mendojmë që nuk e bën diferencën. Se po të jetë për çështje financiare, qeveria fiton gjithmonë me opozitën por nuk ndodh kështu. Sepse vjen një çast që paratë nuk të përgjgjen më dhe unë mund të marr një shembull sportiv. Ajaksi i Amsterdamit me 50 milion euro buxhet që mundi Juventusin me 1 miliard e 700 milion euro buxhet, ja ky është rasti.

 

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
bindja demokratike Patozi zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

One thought on “Patozi: “Bindja” synon të riformatojë sistemin e kalbur politik/VIDEO”

  1. shkurt2014 says:
    May 17, 2019 at 9:12 am

    Kto pytje qe i beni Z Astrit Patozit per fondet gaboni,Z Patozi flet shqip e qarte,ne krijuam partine BD ku njerzit te shohin te binden per te ardhmen e tyre te vertete.Per fondet beni pytje partise plakut,te mones e te edvint,kta jane perbindshat e parave,qe vetem vjedhin e shkatrrojne e vrasin per para.Z Astrit Patozin duhet ta mbeshtesin te gjithe shqiptaret e ndershem,te votojme per kyte parti pa u menduar 2 here.Kjo parti do beje ndryshimet e domosdoshme qe nuke u bene per 27 vjete.Largon nji here e per gjithmone hajdutet e kriminelte qe kane abuzuar me pushtetin e pa merituar.Deri sote partite e vjetra kane ecur me marveshjet e pista,ne korrizin e shqiptarve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:57

Vendosni një gjethe dafine në lavatriçe gjatë...

8:43

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar...

8:34

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret,...

8:13

“Kur fati të troket 2 herë në...

8:04

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur...

7:59

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës...

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

7:07

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri...

6:37

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës...

6:32

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të...

6:16

Tre turistë gjermanë bllokohen në malin e...

6:11

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin...

5:40

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen...

5:09

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje...

5:07

Kosova heton edhe një vendndodhje tjetër për...

4:57

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e...

4:38

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi i makinës për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.