Kryetari I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka akuzuar kreun demokrat Lulzim Basha se është duke u përpjekur për të mos lejuar forcën e tij politike që të marrë pjesë  në zgjedhjet lokale.

 

Në një postim në “Facebook”, Patozi shprehet se Basha po përdor disa klube me maska për të shantazhuar Bindjen Demokratike që të shmanget nga gara e zgjedhejve ashtu siç bëri me çështejn e mbledhjes së firmave.

 

Patozi thekson se forca e tij politike do të vazhdojë t’I qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki dhe se është në alenacë me të gjithë demokratët.

 

“Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.  Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij. Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord. BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.  Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *