E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

Fatmir Xhehu inxhinier nafte njëkohësish zv/ministër i energjetikës para viteve ’90 nga studio e emisionit “E-ZONE” e krahasoi fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës si një pallat me 48 kate naftë.

Sipas tij kjo fushë është pasuria më e madhe e këtij vendi.

“Fusha e naftëmbajtëse mund të krahasohet si një pallat me 48 kate. Këto kate janë me naftë, apo siç i themi ne ekspertët “petrodollar”. Është fusha më e madhe jo vetën në vend, por dhe më gjerë. Ka gati një sipërfaqe sa qyteti i Fierit. Deri tani në mënyrë figurative mund të jenë shfrytëzuar gati 5-6 kate. Imagjinon këtë pasuri publike ta përdorin të tjerët. Nuk i falet shtetit që këtë pasuri që ka mbajtur ekonominë  e vendit para viteve ‘90 t’ia japë privatit”, sqaroi Shehu.

Reklamë

Eksperti thotë se gabimi është bërë që në fillim me nënshkrimin e kontratës dhe përmbajtjen e saj. Ndaj sipas tij shteti është fajtori i parë i kësaj situate ku ndodhemi, ku paratë që gjenerohen nga pasuria kombëtare kalojnë kufijtë dhe shpenzohen në vende të tjera.

“Nëse qeveria e ka seriozisht që do të ndërhyjë në sektorin e hidrokarbureve, duhet që të mbyllë ciklin e këtij sektori brenda vendit. Pra të nisë me nxjerrjen, përpunim dhe shitjen. Nëse ky cikël do të jetë i ndarë atëherë përfitimet brenda vendit nuk do t’i ndjejnë qytetarët”, tha Shehu në Vizon Plus.

Kontrata konçensionare ka një afat 25-vjeçar, pra kanë mbetur edhe 5 vite. Ende nuk dihet se çfarë rrjedhe do të marrin hetimet dhe procesi gjyqësor, por kjo kontratë rrezikon të përfundojë sërish në arbitrazh, në qoftë se dosja e akuzës është kopsitur  mirë me fakte.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë