Partia Demokratike ka marrë rezultat zhgënjyes në qarkun e Fierit përballë kundërshatrit politik.
Pas këtij rezultati ka ardhur dhe reagimi i parë i drejtuesit politik të PD në këtë qark, Gazment Bardhi. përmes një postimi në Facebook, Bardhi falenderon votuesit e PD.
Sipas tij në këto zgjedhje nuk është pasqyruar realisht vota e qytetarëve të fierit. Sipas tij përballë kishin një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar.
Reagimi i Bardhit:
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!