E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pasuria u “ha kokën” dy gjyqtareve të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku.

 

Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003.

 

Reklamë

Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

 

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

 

Po ashtu, sot u shkarkua nga detyra edhe gjyqtarja pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë,  Lindita Sinanaj, pasi u konstatuan probleme me pasurinë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë