Subscribe

Prokuroi i Tiranës Arben Nela do ta ketë të vështirë të fitojë besimin e komisionerëve të vetingut e të rikonfirmohet në detyrë. Vlerësimi i njerëzve të drejtësisë bazohet në verifikimin e pasurisë, figurës morale dhe asaj profesionale.

 

Nela rezulton i pastër moralisht dhe profesionalisht. Por Arben Nela, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sipas hetimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka probleme me pasurinë. Prokurori i Tiranës, sipas vetingut ka mospërputhje të deklarimeve në formularin e pasurisë dhe atë të vetingut të vitit 2017. Nuk mund te justifikojë një apartament në kryeqytet dhe banesën tre katëshe në Lana Bregas. Gjatë seancën ai u përpoq gjatë të theksojë se pasuria është e vendosur nga ai dhe bashkëshortja.

 

Më herët komisioni i pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të gjykatëses së Apelit të krimeve të Rënda Nertina Kosova dhe prokurores së Tiranës Antoneta Sevdari. Asnjë prej tyre nuk kishte probleme me pasurinë dhe aspektin moral e atë profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *