Pasuria rrezikon gjykatësin Edmond Islamaj

Gjyqtari i Gjykatës se Larte, Edmond Islamaj ka dale sot para Kolegjit te Posaçëm te Apelimit pas ankimimit te komisionerit publik per vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, i cili e rikonfirmonte ne detyre. Islamaj ishte vete i pranishëm ne seance.
Nga ana e tij komisioneri publik Florjan Ballhysa është shprehur se verifikimi dhe hetimi i KPK-se për pasurinë e gjyqtarit nuk ka qene i plote. Ai ka thëne se prona ne Kavajë është blere nga Islamaj poshtë çmimit te referencës. Por ne seancën e zhvilluar nga KPK-ja me 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për te, vete gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij. Tashme pritet qe Kolegji i Apelimit te japë vendimin per gjyqtarin Islamaj.




