Gjyqtarja Marsela Balili nuk ka mundur dot të kalojë procesin e vettingut.

Balili ishte aktualisht pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

KPK vlerësoi pas relacioneve të paraqitura se gjyqtarja Balili kishte probleme të në kriterin e pasurisë dhe mosdeklarime të sakta të pasurisë.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja pohoi se gjyqtarja Marsela Balili penalizohej nga raporti i ILDKPKI, sipas së cilit deklarimet e saj ishin të pasakta dhe në mungesë të burimeve të ligjshme. Balili kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Për një apartament duplex me sipërfaqe 196 m2 të blerë në vitin 2012 në Komunën e Parisit në Tiranë për vlerën 125 mijë euro, Komisioni identifikoi mospërputhje të deklarimeve me dokumentacionin e administruar, mungesë burimesh të ligjshme dhe përfitimin me një vlerë më të ulët nga ai i tregut.

Komisioni identifikoi mospërputhje deklarimi dhe mungesë burimesh edhe për blerjen e një autoveture tip “Ford Fiesta” në vitin 2012 në vlerën 4 mijë euro.

Gjyqtarja Balili vite me parë ishte pezulluar disa kohë nga detyra por ishte rikthyer në sistem në vitin 2017 nga KLD, duke punuar tek Krimet e Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *