Subscribe

Ashtu sic dhe pritje, Prokurori i Apelit te Durresit Bujar Hoti nuk e ka kaluar vetingun, duke ju shtuar listes se gjate te njerezve te drejtesise qe nuk do mund te vazhdojne te ushtrojne me profesionin. Nga tre elementet e marra ne shqyrtim nga KPK ai profesional, ai i pastertise se figurise dhe ai i pasurise, ky i fundit ka qene problematiku.

Komisioni i Pavarura i Kualifikimit listoi një seri shkeljesh ne pasurinë e prokurorit, per te cilat nuk kishte paraqitur prova te mjaftueshme per burimin e te ardhurave.

 

Nje nder pikat me te diskutuara ishte nje sipërfaqe toke are prej 4000 metra katror ne zonën e Fllakes ne Durrës, per te cilën Hoti kishte argumentuar se atë e kishte përfituar ne baze te ligjit 7501. Sipas verifikimeve hetuesi nuk ka punuar asnjë dite ne një ndërmarrje bujqësore, por ka qene hetues ne Lushnje gjate viteve te komunizmit. Madje familja e tij ka jetuar ne qytetin e Durrësit dhe jo ne zonën ku ndodhet toka.

Avokati mbrojtes i prokurorit ka bere te ditur se do te vazhdoje betejen duke ankimuar vendimin e komisionit te Vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *