E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pasuria “djeg” gjyqtarin e Apelit në Tiranë, shkarkohet Andi Civici

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici është shkarkuar nga detyra. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve.

 

Gjatë seancës dëgjimore zhvilluar të hënën, Civici rezultoi me probleme në justifikimin e pasurisë.

 

Reklamë

Trupa gjykuese që dha vendimin drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në vëzhgues ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

 

Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës. Ky institucion i dha lirinë anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë