Policia e Britanisë ka shkatërruar bandën e një çifti të martuar, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, të dyshuar për pastrimin e rreth 865 mijë eurove.

 

Ata u përgjuan në frëngjisht, kur shtetasi kinez Yongheng Jin u takua me shqiptarit Marsel Meço në parkun e një hoteli në veri të Londrës. Ata morën një valixhe të zezë nga portobagazhi i një makine, por u arrestuan pasi hynë në hotel, ku pas një kontrolli, policia i gjeti rreth 420 mijë paund.

 

Në dhomën e hotelit të Jin, ata gjetën një numër sendesh të lidhura me pastrimin e parave, duke përfshirë: Makinë numërimi të parave, çanta për para, copa letra të posaçme, karta bankare, telefona celularë, etj.

 

Por, ndërkohë një person tjetër Luis Martos Gardner, shtetas spanjoll trokiti në hotel dhe policia e arrestoi atë duke ushtruar kontrolle në makinë. Atij iu gjetën më shumë se 340 mijë stërlina të ndara në disa thasë.

 

Të katër ata u deklaruan fajtorë për shkelje të pastrimit të parave në Gjykatën Kingston Crown dhe u dënuan me një total prej 11 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa shqiptari Marsel Meço, 27-vjeç u burgos për 20 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *