Pastrimi i uniformave blu nga të inkriminuarit është një proces dhe ministri i  Brendshëm Taulant Balla përcolli një mesazh të qartë për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

“Publiku pret që të vendosen edhe drejtorë policie përpara drejtësisë”, tha Balla.

Gjatë konferencës për Forcimin e Llogaridhënies, Balla bëri të qartë edhe disa nga ndryshimet e rëndësishme që priten të bëhen me ligjin e ri të policisë.

“Ligji i ri i Policisë së Shtetit duhet të garantojë një dinamizim të karierës brenda policisë. Ka plot oficerë të zotë të cilët nuk kanë mundur të bëjnë përpara me systemin e gradave dhe kjo e pamundëson marrjen e përgjegjësive konkrete në funskione drejtuese dhe sikurse ka patur një stagmatizim sa i përket ndryshimit të gjeneratave”, tha Balla.

Ministri Balla foli edhe për bosët e krimit të organizuar që stresohen në Dubai, duke paralajmëruar një marrëveshje për ekstradimin e tyre.

“Ne po punojmë me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të pasur sa më shpejtë një marrëveshje ekstradimi. Pas disa javëve do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe për tu takuar me autoritetet më të lartë, qoftë me Ministrinë e Brendshme, qoftë me Ministrinë e Drejtësisë për të na mundësuar që edhe ky vend të mos jetë më si një oaz shpërtimi për të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë”, tha Balla.

Policia sipas Ballës do të kenë edhe një kod të ri etike, i cili do të orientojë efektivët në raport me qytetarët dhe sjelljen e tyre në komunitet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *