Subscribe

 

Per vite me radhe turistet qe kane vizituar kalanë e Beratit kane hedhur plehra rreze mureve te kësaj vepre me vlera te mëdha per qytetin.

Per te pastruar hapësirën qe sot duket si një landfill mbeturinash, ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi e te rinj vullnetare kane zbritur me litar poshtë mureve.

 

 

“Po të shikosh në pikën më të bukur të qytetit, në pikën më të bukur të kalasë, një nga pikat më të bukura të Shqipërisë shikon një depozitë të paimagjinueshme mbetjesh në këtë zonë që vjen nga papërgjegjshmëria e madhe e qytetarëve të cilat kanë ardhur këtu, kanë vizituar këtë bukuri të natyrës dhe e kanë kthyer zonën e poshtme në një landfill. Sot me të rinjtë do të bëjmë një pastrim ekstrem. Është një operacion që do të asistohet nga profesionistët e vërtetë të alpinizmit dhe do të realizohet vetëm nga një pasion i paimagjinueshëm i këtyre të rinjve.”

 

Aksioni ne qarkun e Beratit përfshin pastrimin e shesheve e rrugëve kryesore, si dhe mbjelljen e pemëve. Ndërkohë 10 makineri te rënda vijojnë punën për pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit Osum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *