Subscribe

Pastrimi i mjedisit është në fokusin e ministrisë ndaj dhe vëmendja kryesore e këtij institucioni është përqendruar kryesisht tek zonat bregdetare. Në prag edhe të nisjes së sezonit turistik, Ministri Blendi Klosi ishte ne Velipojë, në grykëderdhjen e lumit Buna ku ka nisur një aksion për pastrimin e ambientit.

 

“Prandaj zgjodhëm grykëderdhjen e lumit Buna dhe fillimin e plazhit të Velipojës që së bashku me të rinjtë e Ekomendjes dhe aktivistët e Ecovolis, të bëjmë një thirrje për të gjithë ambjentalistët, për të gjithë ata të cilët japin dhe kanë mundësi që të japin një kontribut si shoqëri civile, njerëz të paangazhuar në politikë apo në administratën publike, t’i bashkohen operacionit tonë “Pastrojmë Tokën që duam” pasi një sezon i bukur turistik që fillon që në fillim të muajit maj dhe vazhdon për 5-6 muaj të tjerë është i papërputhshëm me këtë situatë që ka bregdeti ynë.”

 

 Ky aksion i ministrisë vjen edhe në prag të javës së tokës, e cila nis në 16 prill dhe përfundon në datën 22.

 

 “Është një situatë krejtësisht alarmante, është një diferencë e papranueshme ndërmjet anës këtej të kufirit të lumit Buna në tokën shqiptare dhe një pasuri përrallore, një bukuri e zhvillim ambjentalist dhe po ashtu turistik në pjesën e Malit të Zi, prandaj ne vazhdojmë të bëjmë një thirrje së bashku me këta të rinj që gjatë Javës së Tokës, e sidomos në ditën e operacionit tonë të madh, në datën 22 të bashkohen sa më shumë të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile.”

 

 Nga viti 1970 java e tretë e prillit njihet si java e tokës, ku shtete në mbarë botën angazhohen në aktivitet të ndryshme me synimin pastrimin e mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *