E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

Pastrohet bregdeti në Darëzezë, aksioni pritet të vijojë në të gjithë zonën e plazhit në Fier

Vala e dytë e përmbytjeve në Fier ka detyruar autoritetet lokale të ndërmarrin një tjetër aksion pastrimi përgjatë bregdetit.

:
Mbetjet plastike, inertet dhe lënda drusore që sollën vërshimet e lumenjve Vjosë dhe Seman në grykëderdhjet përkatëse llogariten të jenë qindra tonë, të cilat janë shpërndarë në të gjithë vijën bregdetare.

Aksioni i dytë ka nisur këtë javë në plazhin e Darëzezës, për të vazhduar në Seman e duke pastruar të gjithë zonën buzë detit.

“Në fund të dhjetorit kemi përfunduar një aksion pastrimi. Mendoj se me këtë rast duhet bërë një sensibilizim i qytetarëve që të mos hedhin mbetje përgjatë lumenjve. Vjosa vjen nga Greqia dhe të gjitha zbarkojnë në Darzezë dhe në Seman”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit, Bashkia Fier.

Reklamë

Mbetjet e grumbulluara po depozitohen në landfill-in dhe inceneratorin e Fierit. Ndërkohë, problemi i mbetjeve të sjella në masë nga reshjet e pak kohëve më parë është vërejtur edhe në zonën bregdetare të Durrësit, Lezhës dhe Velipojës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë