E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Pastrimi i listave zgjedhore

Opozita ne Maqedoni ka pranuar metodologjinë e pastrimit te listës zgjedhore, qe do te siguronte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas propozimit te Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të dhënat e votuesve do të merren nga zyrat e gjendjes civile dhe institucionet shëndetësore. Ndonëse ky konsiderohet nje vendim qe mund t’i hape rrugën mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme, per liderin e opozitës, Zoran Zaev nuk ka kohe te mjaftueshme qe te kryhet pastrimi i listave deri ne 24 prill.

“Ne dëshirojmë kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Metodologjia i parashikon të gjitha operacionet e domosdoshme për pastrimin e listës zgjedhore, kontrollin statistikor, listat zgjedhore nga viti 2009 e ne vazhdim, sigurimin e të dhënave nga 10 institucionet shtetërore dhe kontrollin në terren për rastet e dyshimta”.

Maqedonia me rreth dy milion banorë ka thuajse 1 milion e 800 mijë votues të regjistruar, një shifër kjo e diskutueshme. Edhe ndërkombëtaret dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kane bërë vërejtje për mungesën e pastrimit të listës zgjedhore, qe le hapësira per manipulim te procesit.

 

Më shumë video

Reklamë