Subscribe

Gjatë vizitës së tij në Fier, ministri i Bujqësisë dhe administrimit të ujërave Edmond Panariti ka inspektuar punimet për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë – Levan – Fier. Ministri tha se punimet po ecin me ritme të shpejta. Aktualisht po punohet  në lotin e dytë të këtij kanali me gjatësi 10 km. Ky është një investim nga fondi i qeverisë shqiptare, vlera e të cilit arrin në 81 milion lekë. Si pasojë e këtyre punimeve do të përmirësohet vaditja në afro 14 mijë ha tokë bujqësore. Kanali vaditës Vjosë – Levan – Fier është i gjatë afro 31 km, ndërkohë që në 9 km të kësaj gjatësie  do të ndërhyhet nga ana e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *