E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pastrim me aksion në 12 qarqe/ Klosi në Berat: Bashkitë dhe qytetarët të bashkëpunojnë

Në ditën ndëkombëtare të mjedisit ministri Blendi Klosi ishte në Berat  ku vijon aksioni i pastrimit   të qyteteve  për mbarëvajtjen e sezonit turistik, fushatë e cila do të shtrihet në 12 qarqe.

Reklamë

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi apeloi për ndërgjegjësim dhe marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë qytetarët për pastërtin e ambienteve publike.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo tha se aksioni është i rëndësishëm në funksion të turizmit dhe dhe u ka bërë apel qytetarëve që ti bashkohen nismës.

Në aksionin e pastrimit të qytettit të Beratit morën pjesë dhe shumë qytetarë, në tre lagjet muzeale Goricë, Mangalem dhe Kala.

Më shumë video

Reklamë