Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur...

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së...

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu...

Braçe: Do i shkoj deri në fund garës për...

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë,...

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja e Carney

Alarmi i UNICEF për Gazën: Kequshqyerja kronike po prek...

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Pasojat e vendimit të Donald Trump

9 Maj 11:56

Edhe pse vendimi i presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, nuk ishte një surprizë, tani skena politike botërore gjendet në një situatë të vështirë.

 

Nga njëra anë, Teherani kërcënon se do të vazhdojë programin bërthamor, por le të hapur rrugën e negociatave me fuqitë e tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen në vitin 2015. Vendimi i Trump i vë pikëpyetje 12 viteve të përpjekjeve diplomatike intensive me Iranin, pa ofruar ndonjë alternativë. Gjithashtu rrit rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe do të shkaktojë pasiguri për furnizimet globale me naftë.

 

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar  thanë se vendimi i Amerikës për tërheqje nga marrëveshja bërthamore, është për të ardhur keq, por se “ato do të vazhdojnë me respektimin e marrëveshjes”. Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu u shpreh se është “thellësisht e zhgënjyer”. Ndërsa Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se BE është i vendosur të ruajë marrëveshjen. “Presim që pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, për të garantuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes, për hir të sigurisë sonë kolektive”, tha Mogherini.

 

Me marrëveshjen e vitit 2015, të nënshkruar nga Irani, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, Republika Islamike është pajtuar të frenojë aktivitetin e saj bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

 

Braktisja e paktit me Iranin është edhe një element i politikës së Trumpit “Amerika e Para”. Kjo politikë ka çuar në tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e ka afruar SHBA-në në një luftë tregtare me Kinën dhe e ka nxjerrë atë nga Marrëveshja Tregtare e Azi-Paqësorit.

 

Rikthimi i sanksioneve do ta bëjë shumë më të vështirë për Iranin të shesë naftën e tij jashtë vendit ose të përdorë sistemin ndërkombëtar bankar. Irani është anëtari i tretë më i madh i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhon rreth 3.8 milionë fuçi nafte në ditë ose rreth 4 përqind të furnizimit global.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Donald Trump Pasojat

Nga e njëjta kategori

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos prezanton idetë kryesore

më shumë...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

më shumë...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur dëgjimin për 5 vite

më shumë...

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias, autori qëllon me gjakftohtësi dhe largohet (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:00

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit,...

10:55

Krimi në Lushnjë, u plagos me sëpatë...

10:49

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës...

10:33

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se...

10:18

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër...

9:56

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të...

9:51

Braçe: Do i shkoj deri në fund...

9:45

Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes, pse u riaktivizua...

9:33

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 31...

9:30

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për...

8:43

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja...

8:25

Aksidenti me dy viktima në Golem, motori...

8:17

Alarmi i UNICEF për Gazën: Kequshqyerja kronike...

8:10

Horoskopi i 25 gushtit, kush do të...

8:02

Moti sot në vend, temperaturat pësojnë rritje,...

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.