Subscribe

Dhjetra banorë të Durrësit protestuan para bashkisë për bonusin e qirasë dhe aplikimet për fondet e tërmetit. Banorët janë shprehur se ka vonesa në shpërndarjen e fondit për muajin korrik, çka u ka sjellë probleme me qiradhënësit.

Bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar disa lista me qytetarët, që kanë përfituar fonde nga dëmet e tërmetit sipas nivelit të dëmeve ds1, ds2 dhe ds3.

Në total, janë afro 8000 qytetarë që përfitojnë fonde nga programi “Shtëpia ime”, por akoma ka mjaft të tjerë që nuk kanë aplikuar.  Ata kërkojnë që të hapen përsëri aplikimet pasi nuk kanë mundur ta kryejnë procedurën.

Aktualisht bashkia në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit po punojnë për prishjen e objekteve të dëmtuara rënde nga tërmeti i 26 nëntorit që janë në listë për tu shembur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *