Subscribe

Kur kanë kaluar disa muaj nga tërmeti që shkatërroi shumë shtëpi në fshtrat e  juglindjes, banorët e kanë humbur shpresën se mund të hyjnë në banesat e tyre para dimrit.

 

Ky është Rami Ramolli nga fshati Floq i Korçës.

 

Shtëpia e tij u shemb nga tërmeti i 1 qershorit.

 

Komisioni i ngritur për vlerësimin e dëmeve vendosi ndërtimin e një banese. Ai tregon se shtëpia e vjetër ka pasur një sipërfaqe shumë herë më të madhe se kjo që është duke u ndërtuar:

 

 

Nga ana tjeter prefekti i Korçës Dhori Spirollari  siguron se të gjithë banorët do të jenë në banesat e tyre pa hyrë dimri.

 

Në të gjithë qarkun e Korçës 39 banesa do të ndertohen nga e para, 80 do të rikonstruktohen dhe 653 do të marrin dëmshpërblim për dëmet e pësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *