Subscribe

Fari dhe Floresha Hoxhallari, përkatësisht 80 dhe 75 vjeç, janë dy bashkëshortë që jetojnë në qytetin e Pogradecit dhe prej 14 vitesh enden dyerve të gjykatave për një çështje pronësie.

 

Me mbylljen e gjykatës së Pogradecit, edhe dosja e tyre, si shumë të tjera, është transferuar në Gjykatën e Korçës. Bashkëshortët thonë se kanë humbur çdo shpresë për të gëzuar pronën e tyre.

 

Ne kemi 14 vite me këtë cështje, për një pronë që e kemi trashëguar, kemi shkuar gjykatë pas gjykate, tani që u mbyll dhe gjykata e pogradecit nuk dimë më se cfarë të bëjmë.

 

Si rasti i bashkëshortëve Hoxhallari në Pogradec ka edhe shumë çështje të tjera të pazgjidhura. Avokatët thonë se tashmë do të duhet më shumë kohë për shqyrtimin e çështjeve e po ashtu edhe kosto të shtuara për të gjitha palët e përfshira në proces.

 

Nga Pogradeci në Gjykatën e Korçës janë transferuar më tepër se 700 dosje. Ndërkohë, nga 1 marsi i këtij viti e deri më tani nuk ka patur asnjë datë gjykimi në Tiranë, për 2 mijë dosjet e transferuara nga Gjykata e Apelit të Juglindjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *