Subscribe

Kjo javë ka nisur me një dobësim të monedhës europiane në raport me javën që lamë pas. Sot në treg  një euro u këmbye me 127 lekë, 0.13 lekë më pak se e premtja.

 

Luhatjet në tregun valutor kanë detyruar edhe bizneset që eksportojnë bimë medicinale që të denoncojnë efektet që vijnë nga zhvlerësimi i monedhës europine. Kreu i shoqatës së bimëve mjekësore, Filip Gjoka, tha se humbjet janë të mëdha dhe se do të ndikojnë direkt në shkurtim të vendeve të punës.

 

Vlerësohet se ky sektor kryen 45 milion dollarë eksporte gjatë një viti. Ndërsa numëron rreth 90.000 të punësuar si grumbullues, fermer, përpunues dhe eksportues. Punësimi i tyre shtrihet në zona rurale ndaj dhe impakti i uljes së fitimeve, do të preke kryesisht këta individ.

 

Denoncimi i shoqatës së bimëve mjekësore vjen pas shoqatës së eksportuesve, të cilët prej kohësh kërkojnë të ulen në dialog me institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *