Subscribe

Bilanci i tërmetit qe goditi Italinë Qendrore sa vjen e rendohet dhe shpresat per gjetjen e te mbijetuarve jane zbehur. Shifra e viktimave ka shkuar ne 250. Rreth 300 te tjerë jane plagosur dhe 2500 kane mbetur te pastrehe.
Kërkimet per te zhdukurit nen rrënoja vijojnë, pasi besohet se ka ende trupa qe nuk jane zbuluar dhe bilanci pritet te rendohet dhe te kaloje edhe ate te tërmetit te vitit 2009 ne Aquila me 309 viktima. Frika ekziston per rreth 35 turiste qe gjendeshin ne nje hotel ne qytezën Amatrice. Ne operacionet e kërkimit jane angazhuar me shume se 4 mije persona, mes te cilëve edhe vullnetare. Nje vajze 10-vjeçare ishte nder personat e shpëtuar nga ndërhyrjet e skuadrave te kërkimit, pas qëndrimit prej 16 orësh ne rrënoja, por motra e saj nuk ia doli dot. Lëkundjet nuk jane ndalur. Qindra te tilla jane regjistruar dhe me forta ishte ajo e mengjesit te sotem me magnitude 4,5. Tërmeti eshte ndier ne rajonet e Marches, Lazios e Abruzzos dhe ne kryeqytetin Rome.
Mijëra njerëz e kaluan natën ne çadra, apo ne rruge. Departamenti i mbrojtjes Civile do te vleresoje demet e shkaktuara, ndersa qeveria pritet te shpalle gjendjen e emergjencës ne zonat e prekura nga tërmeti, dhe te lëvroje 234 milionë euro nga fondi i emergjencave. Kryeministri Renzi do te paraqesë edhe nje plan për rindërtimin e zonave te shkatërruara, ne nje kohe qe disa prej banoreve te pastrehe kane kërkuar t’i rindërtojnë shtëpitë ne te njëjtat vende qe i kane pasur me pare.
Ndërkaq, Prokuroria e Rietit ka nisur hetimet per shembjen e disa ndërtesave, qe ishin rikonstruktuar se fundi, siç ishte nje shkolle ne Amatrice.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *