Nga Lezha, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtetin e parë në Europë.

 

Në fjalimin para demokratëve, ai e cilësoi “Foltoren” një uragan shprese për ndryshimin me shpejtësi të vendit.

 

Ndër të tjera, ai tha se do të garantojë një zhvillim të pandalshëm të Shqipërisë, integrimin e saj, si dhe garantimin e një tregu të lirë jashtë monopoleve.

 

“Foltorja është kthyer në një uragan shprese. Për herë të pas 30 vitesh Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, e cila njësoj siç përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës. Ky entuziazëm vjen nga zemra juaj për të shpëtuar vendin nga aty ku e ka zhytur Edi Rama. 8 vite në pushtet, Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre mashtrimet e mëdha të komunistëve. Ai ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë.”

 

Të pranishëm në takimin e Berishës në Lezhë janë Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka.  Vihet re është mungesa e deputetëve të këtij qarku, si Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *