Subscribe

Kamerat e vendosura në lagjen e fshatit Grecalli të Fierit, nga subjekte private kanë filmuar pamje teksa i mituri Mateo Vasiu shëtiste në rrugicat e lagjes duke bërë xhiro me biçikletë.

Të njëjtat pamje tregojnë që më pas i mituri ështe parë të hynte drejt shtëpisë së autorit, të vrasjes makabre.
Policia pas denoncimit për humbjen e djalit nga nëna e viktimës ka kontrolluar gjithë shtëpinë, dhe në një cep të oborrit të shtepi së autorit te dyshuar ka konstatuar një gropë me dhe të freskët të punuar.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë nisur të gërmojnë vendin dhe kanë konstatuar trupin e pajetë të djalit. Janë dalluar goditjet në kokë me mjete të forta, kazmë ose lopatë.

Gatë gjithë kësaj periudhe autori ka pasur komunikim me familjen e viktimës. Ai nuk ka pasur konflikte, madje është interesuar disa herë për të pyetur nëse ishte gjetur apo jo djali. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje makabër, Klodian Calamani ka qenë në burg me xhaxhain e djalit viktimë në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *