Besimtarët katolikë festojnë një prej ditëve më të rëndësishme, ditën e Ringjalljes së Krishtit. Mesnatën e së shtunës mijëra besimtarë në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë, për të festuar pashkën.
Në Shkodër, Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra theksoi mesazhin e paqes dhe tolerancës që përcjell festa, duke bërë apel që t’i jepet fund konflikteve duke sjelle si shembull luften ne ukraine.
MONSINJOR ANGELO MASSAFRA
ARQIPESHKVI I DIOQEZES SHKODER – PULT
“Ka vende të ndryshme, ka vende ku Krishtërimi, Kisha është persekutuar. Vazhdon persekutimi që ka patur Krishti në Shqipëri, vazhdon që të ketë të krishterë në vende të tjera. Festa e Pashkës simbolizon ringjalljen, është triumfi i jetës mbi vdekjen.”
Në Lezhë besimtarët u mblodhën në Katedralen e “Shën Nikollës” dhe Ipeshkvi Otavio Vitale shpjegoi se festa e pashkës na sjell mesazhin e triumfit të Krishtit mbi vdekjen.
Ne kete dite te rendesishme per katoliket nuk munguan urimet e krereve te shtetit dhe lidereve te partive politike. presidenti i republikes bajram begaj zgjodhi te uronte pashken nga kisha e rreshenit
BAJRAM BEGAJ
PRESIDENTI I REPUBLIKES
“Kjo është një ditë e veçantë pasi e mira triumfon mbi të keqen dhe ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë para errësirës.”
DOM GJERGJ META
“Është kënaqësi që presidenti zgjedh Rrëshenin, një vend periferik.”
Pashka eshte festuar edhe ne elbasan, korce e berat nga besimtaret katolike. Ne kete te diele te pashkes katolike festojne ringjalljen e krishtit 3 dite pas kryqezimit te tij dhe triumfin e jetes mbi vdekjen.