Subscribe

Policia e Shtetit nëpërmjet drejtorit Ardi Veliu doli në një konference për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh të finalizuar të hënën ku u përfshinë 300 efektive. Operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë) goditi një grup kriminal  të lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore drejt SHBA me anë të  falsifikimit  te dokumenteve të udhëtimit .

Për 15 persona u ekzektua masa e sigurise “Arrest në burg”,  për 7 të tjerë masa e sigurise “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje”.

Më poshtë personat e arrestuar:

1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”.

2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”.

4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” .

5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg.

8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”

10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”,

11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”,

12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie  “Arrest në burg”,

14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”,

15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit  D. S dhe A. C.

Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretisht në Romë, Londër, Gjibraltar, Bilbao, Barcelonë dhe Madrid.

Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentuar veprimtaria kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikuara dërgoheshin me autobusët e agjencive turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *