Partitë opozitare i shohin propozimet e qeverisë skoceze për pasaportën e vaksinës si shkelje e lirive civile. Edhe drejtuesit e sportit dhe industrisë i përshkruan ato si të pazbatueshme dhe një kërcënim për jetesën.

 

Reagimi vjen pasi, kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon përcaktoi të mërkurën planet për të kërkuar certifikata vaksine për hyrjen në klube nate dhe për pjesëmarrjen në një sërë aktivitetesh të tjera, në një përpjekje për të frenuar infeksionet në rritje të COVID para vjeshtës.

 

Por vendimi duket se ka gjetur kundërshti edhe brenda vet kabinetit. Zëvendësministri John Sëinney, ishte shprehur më parë se pasaporta ishte “rruga e gabuar”,  ndërsa partia skoceze e të gjelbërve, të cilët javën e kaluar hynë në një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me qeverinë skoceze i përshkroi masat si “diskriminuese”. Edhe udhëheqësi liberal demokrat skocez, Alex Cole-Hamilton, tha se partia e tij ishte “tërsisht kundër” futjes së pasaportave të vaksinave.

 

Shefi ekzekutiv i Ligës Profesionale të Futbollit Skocez, paralajmëroi se planet e qeverisë do të kishin “pasoja të mëdha e të padëshiruara” për klubet të cilat parashikojnë të humbasin dhjetëra mijëra tifozë në stadiume.

 

Vënia në zbatim e pasaportës së vaksinimit do të shkaktojë probleme për industrinë mikpritëse. Drejtuesi i Shoqatës së Tregtisë së Licencuar Skoceze, Colin Wilkinson, e përshkroi pasaportën e vaksinimit si një “kërcënim” ndërsa shtoi se qeveria duhet të konsultohet me ta para se të marrë vendime të tilla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *