E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 34 minuta më parë
Kronikë

Pasagjeri humbi jetën nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Bilalas, ku humbi jetën një person.

Në pranga ka rënë 46-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. L., banues në fshatin Rubjekë.

Njoftim

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë