Partia Demokratike ditën e sotme zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë.

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka njoftuar se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu.

 

Sipas Palokës, në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.

 

Lajmi u bë i ditur edhe nga Albana Vokshi në përfundim të procesit të numërimit të votave.

 

Ajo bëri me dije se në këtë mbledhje do të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Sekretariatet dhe nënkryetarët e PD-së.

 

“Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD. Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *