E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pas vizitës në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan, Robinson mbërrin në Kosovë

Pas vizitës në Shqipëri, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson ka vizituar sot Kosovën.

Ai ka arritur në Kosovë më 20.03.2024 në mëngjes. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar

Reklamë

“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson! Sot në mëngjes, rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”- thuhet në njoftim.

Reklamë

Zyrtari amerikan u takua me  shefin e policisë, Gazmend Hoxhën si edhe me ambasadorin amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë