Subscribe

Korça po i kthehet gradualisht jetës artistike. Komedia “Pas vdekjes” erdhi premiere për publikun mbrëmjen e së premtes në një skenë ndryshe nga të tjerat. Trupa e aktorëve të teatrit Andon Zako Çajupi interpretoi në oborrin e muzeut kombëtar të arsimit për herë të parë në situatën e pandemisë.

Komedia është e njohur edhe për mesazhit për ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe. E jo më kot dhe vendi i zgjedhur nga drejtuesit  e teatrit, ishte oborri i mësonjëtores.

Aktorët e rinj janë shprehur të entuziazmuar pas mbylljes së natës së parë të shfaqjes, e cila rezultoi një sukses.

Komedia “Pas Vdekjes” do të vijojë të shfaqet për publikun edhe gjatë ditëve në vijim duke respektuar protokollet e sigurisë për masat anti-covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *