Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha të mërkurën se incidentet në veri janë krijuar nga disa ish-pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës.

 

XHELAL SVEÇLA

 

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS

 

Policia e Kosovës është duke bërë hetime intensive në bashkëpunim me prokurorinë speciale, tashmë siç e thash kemi edhe informacionet e para të cilat janë duke u verifikuar për këta persona të cilët kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave që ne i kemi, disa nga pjesëtarët e këtyre grupeve janë ish pjesëtar të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, disa vinë nga ish zyrtarët policor të Policisë së Kosovës të cilët kanë dhënë dorëheqje kohën e fundit.

 

Sveçla shtoi se bandat kriminale po mbështeten dhe drejtohen nga Serbia.

 

XHELAL SVEÇLA

 

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS

 

Unë nuk pres diçka të mirë, as nga Vuçiç as nga qeveria e Serbisë, të cilët realisht janë mbështetësit, udhëheqësit, financueset e këtyre grupeve, japin edhe mburojën politike këtyre grupeve kriminale, dhe nuk pres që këta në një moment të vendosin se do t’i lënë këto praktika. Është në dorën, obligimin, në detyrën e institucioneve të Kosovës që këto praktike, këta kriminelë të luftohen 24/7 dhe atë suksesshëm.

 

Nga ana tjetër ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi për mediat serbe se incidentet në veri po krijohen nga Prishtina për të dërguar mesazhin se serbët nuk kanë vend në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *