E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas Tiranës, pezullohet transporti publik edhe në Durrës

Edhe Bashkia e Durrësit ka vendosur të pezullojë transportin publik pa afat. Një masë e tillë drastike u mor në kuadër të mbrojtjes kundër koronavirusit.

 

“Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

–        Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit

Reklamë

–        Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna

–        Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut.”

 

Të mërkurën edhe Bashkia Tiranë njoftoi një masë të ngjashme, duke pezulluar po ashtu pa afat linjat brenda Tiranës, linjat që lidhin Tiranën me komunat dhe ish-njësitë administrative si edhe linjat që lidhin Tiranën me Bashkinë Kamëz e Bashkinë Vorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë