E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pas të keqes, vjen e mira! Ish-i dashuri propozon për martesë Demi Lovaton pas overdozës!

 

Këngëtarja e famshme Demi Lovato sapo është shtruar në një qendër rehabilitimi ashtu siç i premtoi fansave të saj.

Reklamë

 

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se ish i dashuri i saj është gati t’i propozojë për martesë pasi gjithmonë ka qenë i dashuruar me të edhe pse u ndanë rreth një viti më parë.

 

Aktori i “Grey’s Anatomy”, Wilmer Valderrama ka qëndruar pranë saj gjatë gjithë periudhës kur ajo ka qenë në spital dhe refuzonte ta linte vetëm.

 

Demi dhe Wilmer kanë qenë në prag martese kur i dhanë fund dasmës së tyre megjithëse miqtë kanë rrëfyer se gjithmonë e kanë patur përzemër njëri-tjetrin dhe se nuk duhet të ishin ndarë kurrë.

 

Shumë shpejt pritet që aktori t’i propozojë 25-vjeçares ndërkohë që ende nuk dihet qëndrimi i saj rreth kësaj çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë