Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi konfirmoi përfundimin e takimit të përbashkët më homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi shprehet se takimi është realizuar me ftesë të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ndërkohë, në takim ishte i pranishëm edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

 

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.”

 

Ndër të tjera, Hashim Thaçi theksoi se Kosova do të jetë edhe më e fortë nëse partitë politike dhe qytetarët do të qëndrojnë të bashkuar.

 

“SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”, shtoi Thaçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *