Pas takimit  me kryebashkiakun Erion Veliaj, mëngjesin e kësaj të enjtje, edhe tepelenasit nisin prishjet vullnetare të ndërtimeve pa leje te “Astiri”

 

Veliaj konsumoi një kafe me komunitetin e banorëve të ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të cilët i premtuan se do t’i boshatisin dhe prishin vetë objektet që kanë ndërtuar pa leje te zona e “Astirit”. Banorët i shprehen mbështetjen e tyre kryebashkiakut, ndërsa ai e cilësoi si të rëndësishëm konsensusin e arritur.

 

Pas takimit me kryebashkiakun, banorët kanë mbajtur fjalën e dhënë dhe ashtu sicc veproi Uke Çelkolaj nga Tropoja disa ditë me parë, nisën pasdreken e kësaj të enjte prishjen e ndërtimeve pa leje.

 

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar ne mbi 20, nderkohe qe priten te prishen edhe mbi 10 objekte te tjera. Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë se Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

 

Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *