E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas takimit me Ramën, ambasadorja Kim tregon çfarë diskutuan

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja shkruan se ata kanë folur për progresin e marrëdhënieve me dy vende. Po ashtu, ajo tha se kanë diskutuar edhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit në mbrojtje e demokraci.

“Kisha një diskutim të shkëlqyeshëm sot me kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Përpara për partneritetin tonë”, shkruan Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë