E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas takimit me Kim dhe Soreca, PD: Nesër qendrimi për Këshillin Politik dhe hapjen e listave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi informoi se të premten do të jepet qëndrimi i opozitës së bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik dhe hapjen e listave 100 për qind.

Në një postim në “Twitter”, Bardhi tha se nenet e 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme.

Reklamë

“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë