Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

Pas “Sunny Hill Festival”, sonte koncerti i grupit të njohur “Apocalyptica” te Amfiteatri i Liqenit, Veliaj: “Një super show që s’duhet humbur”

29 Gusht 19:49

Menjëherë pas përfundimit të tre ditëve magjike të Sunny Hill Festival, një tjetër grup i rëndësishëm muzikor do të performoje sot ne Tiranë. Grupi nga Finlanda “Apocalyptica” do të ngjitet sonte në skenën e Amfiteatrit të Liqenit, duke sjellë hitet e tyre më të mira.

 

Pak orë para shfaqjes, ata u pritën në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dhuroi edhe Kullën e Sahatit. Veliaj ftoi qytetarët që të mos e humbasin këtë supershow që bashkon metalin dhe muzikën klasike.

 

“Kemi një lajm fantastik për të gjithë metalarët e Tiranës, por edhe ata që dëgjojnë muzikë klasike: “Apocalyptica” i bashkon të dyja rrymat. Ju ftojmë të gjithëve tek Amfiteatri i Liqenit, një tjetër hapësirë e transformuar. E di që për tre ditë shumë vetë janë lodhur, se kanë qenë nga ana tjetër e liqenit për Sunny Hill Festival, tani kthehemi tek Amfiteatri, për miqtë tanë nga Finlanada. Ajo që presim të shohim sot në Tiranë, bashkë me Eugent Bushpepaj dhe “Apocalyptica” është një shfaqje ku duam të festojmë Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku vlerësoi raportet speciale që ekzistojnë mes Tiranës dhe Helsinkit, teksa theksoi se urat më të mira të bashkëpunimit janë ato mes njerëzve.

 

“Finlanda do i bashkohet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, si anëtari më i ri i NATO-s, dhe unë besoj se në këto kohëra të vështira që jetojmë sot, kultura ka një rol shumë special. Ne e pamë këtë gjatë kohës së Covid, muzika, arti, teatri, opera, metali, të gjithë zhanret e artit dhe të muzikës e kulturës kontribuan që njerëzit të kishin një terapi mendore. Sot, që jemi në këtë ditë ku jemi hapur, duam të shfrytëzojmë maksimalisht, të shijojmë jetën dhe të japim një mesazh që kombet të afrohen, jo vetëm kur politikanët marrin disa vendime dhe bëjnë disa protokolle, por kur qytetarët, muzikantët, artistët shkëmbejnë me njeri-tjetrin”, nënvizoi ai.

 

Në emër të grupit të njohur “Apocalyptica”, Eicca Toppinen falenderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen dhe siguroi të gjithë dashamirësit e muzikës se do të kalojnë një natë magjike.

 

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të gëzuar që më në fund ndodhemi këtu në Shqipëri. Është bukur kur vjen për herë të parë në një vend të ri për të luajtur dhe për të ndarë kënaqësinë e muzikës. Është hera e parë këtu dhe pashë gjëra shumë emocionuese, është shumë mirë dhe njerëzit janë shumë sjellshëm. Ndaj mendoj se ka për të qenë speciale”, deklaroi Toppinen.

Posted Under:
Kryesoret Kulture Vendi
Tagged:
Apocalyptica Muzike sunny hill festival Veliaj

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i ekonomisë në QUO VADIS

më shumë...

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

më shumë...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

më shumë...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.