Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish këtë të shtunë pas konferencës për media të zv.kryeministrit Erion Braçe kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Braçe në fjalën e tij për mediat e ka quajtur ish deputetin ka quajtur Alibeaj si “taleban”, ndërkohë që demokrati nuk iu përgjigj për këto sulme, por tha se shantazhi ndaj drejtësisë që qeveria bëri sot është një rast i paprecedent.
Në reagimin e tij Alibeaj, thekson se Braçe dhe Rama, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit.
“Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit- citoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit. Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin.
Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot ia bën çdo shqiptar.
- Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja?
- Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin?
- Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit?
- Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?
Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij.”





