Sulmi terrorist ne aeroportin e Stambollit është kryer nga organizata terroriste ISIS. Deklarata është bërë nga kryeministri turk Jelderem, i cili ka thënë se ka të dhëna se tre kamikazët i përkisnin militantëve të Shtetit Islamik, ndonëse këta të fundit nuk e ka marre përsipër përgjegjësinë për masakrën ne Stamboll. Nga ana tjetër, Partia e Punëtoreve te Kurdistanit, e konsideruar organizate terroriste nga Turqia, është distancuar nga këto sulme. Kjo pistë përforcohet edhe nga rrjeti prestigjioz “CNN”, qe citon burime te Inteligjencies Turke, të cilët pohojnë se kanë paralajmëruar rrezikun e sulmeve të tilla 20 ditë më parë, por ky informacion duket se nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë, autoritetet në Ankara, kanë vënë në dispozicion 1.4 milion dollarë për ekstremistin Abu Bekri, nje militant i ISIS, i cili dyshohet të jetë “truri” i këtyre sulmeve që ngjasonin me ato të aeroportit të Brukselit. Per presidentin Erdoan kjo qe ndodhi ne Turqi duhet te shërbeje si nje pike kthese ne luftën kundër grupeve militante. Pasi dënoi sulmin qe ndodhi ne muajin e Ramazanit, Erdoan apeloi per bashkim ne luftën kundër terrorizmit, pasi per organizatat terroriste sipas tij, nuk ka ndryshim mes Stambollit dhe Londrës, Ankarasë, apo Berlinit, Antalias apo Romes. Mesazhe solidariteti mbërritën nga e gjithe bota per Turqinë ne keto dite te vështira. Presidenti shqiptar Nishani dhe kryeministri Rama dënuan sulmin dhe shprehen ngushëllimet per viktimat. Kreu i Këshillit Europian Tusk, kancelaria gjermane Merkle, presidenti francez Hollonde, dënuan aktet e dhunës. Edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin dhe deklaroi se nuk ka justifikim per terrorizmin. SHBA e cilësuan masakrën nje sulm te urryer dhe theksuan se shprehen mbështetjen e palëkundur per Turqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *