Pas suksesit të dy netëve të para në Tiranë, stacioni i radhës i Gjon Mili Jazz & Blues Fesitval është Korça. Ditën e nesërme, emra të njohur vendas dhe të huaj të muzikës Jazz & Blues do të ngjiten në skenën e ngritur te Pazari i Vjetër në Korçë për të performuar disa prej këngëve më të njohura.

Ngjarja muzikore i bën homazh mjeshtrit të fotografisë botërore, Gjon Milit, duke i njohur kontributin për zhvillimin e muzikës jazz veçmas gjatë Luftës së Dytë .

Arsi Bako është një prej zërave që rrëmbeu vëmendjen e spektatorëve.

Artisti i ri Emanuel Turhani përmes tingujve të pianos të çon në zanafillë të muzikës blues, kur siç rrëfen muzikanti Andi Kongo Antoni Maggio do të kompozonte ‘I got the blues’. I ftuari special, perkusionisti italian Olmo Chitto performoi në vibrafon së bashku me “Andi Kongo quartet”. Këngë të vjetra shqiptare dhe arbëreshe erdhën në ngjyrat e muzikës jazz e blues.

 

Grupet pjesmarrëse në që do performojnë në festival janë si më poshtë:

Andi Kongo Quartet feat. Olmo Chittò

Giuseppe Santelli feat. Ida Altrove

Erin Xhaja – Young Talent

All In Band feat. Kamela Islamaj

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega

Pekka Pylkkanen saksofon

Adam Pache

Roberto Tarenzi

Kimon Karoutzos

Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”,

Kejdi Barbullushi- Kitarë

Nesim Maxhuni- Bateri

Ilir Bajri- Piano Elektrike

Grupi “Just Trio”

Roni Gjura

Emiljan Dhimo

Mateos Gjipi

Grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio”

Martin Bayer, Kitarë

Andi Tausch, Kitarë

Kenji Herbert, Kitarë

Grupi “Ermal Rodi Quartet”

Ermal Rodi- Saksofon

Angjelin Toma- Kitarë, Bas

Besjan Heri- Bateri

Kejdi Barbullushi Kitarë

Grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik”

Grupi “Ivanov Quartet”

Ivan Ivanov – Tenor, soprano saksofon

Gordan Spasovski – piano

Andrea Mirchevska – doubleBass

Slavko Kocev – Bateri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *