Showbiz
Pas skenave hot me një vajzë në klipin e saj, Linda Halimi ia del të performojë në koncertin e reperit të njohur!

Linda Halimi ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ disa momente të veçanta nga koncerti i fundit i saj. Disa orë më parë ajo ka patur nderin të performojë në të njëjtën skenë me Ludacris, një nga reperët më të njohur amerikanë.
Reklamë

Linda është shprehur shumë e entuziazmuar për shfaqjen dhe nuk ka nguruar të zbulojë gjithçka. Kohët e fundit ftesat për koncerte në SHBA ku edhe jeton janë shtuar shumë për Lindën. Ajo është bërë pjesë edhe e disa intervistave me media të njohura amerikane.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë këngëtarja shqiptare publikoi videoklipin më të ri me titullin ‘Murda’ i cili ka rezultuar i suksesshëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




