Subscribe

Thellohet kriza ne Maqedoni, ndërsa vendi rrezikon te mbetet dhe pa qeveri të përkohshme. Pas vendimit të BDI-së për të tërhequr ministrat dhe zëvendësministrat nga qeveria, këta të fundit i kanë dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev. Lajmin e konfirmoi zedhenesi i qeverise maqedonase. Përmes një komunikate Bashkimi Demokratik njoftoi se shkak për daljen nga qeveria është bërë prodhimi dhe shpërndarja e qëllimshme drejt personave të paautorizuar i disa materialeve të përgjimit.

Me keqardhje konstatojmë se procesi i reformave tashmë është kompromituar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të shperndarjes të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të fabrikave të aferave. Procesi u kompromitua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e të gjitha përpjekjeve tona për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë si dhe hetimit institucional të përmbajtjes së përgjimeve dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqbërje.

BDI kerkoi një hetim si nga ana e Prokurorisë Speciale ashtu dhe nga organet e tjera kompetente lidhur me përgjegjësit e publikimit të materialeve të përgjimit. Pas këtyre zhvillimeve pati reagime edhe nga forcat politike ne Maqedoni. Partia Demokratike Shqiptare përmes deputetit Orhan Ibrahimi theksoi se ky veprim është kulmi i hipokrizisë pasi nuk BDI nuk jep shpjegime per largimin nga kabineti dhe amoralitetin po tenton ta sheshe si vlere dhe patriotizëm. Ish-kryeministri Gruevski, nga VMRO-DPMNE kur u pyet per kete vendim, u mjaftua te thoshte vetem se tërheqja eshte nje çështje e brendshme e BDI. Ndersa partia LSDM e drejtuar nga Zaev theksoi se me kete veprim kriza thellohet, ndërsa shprehet se gjate kohes se publikimit te te ashtuquajturave bomba kur kishte deshmi per krime, kjo parti nuk bente thirrje per përgjegjësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *