E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas shkarkimit të Fatos Tushes, ja kush do të jetë kryetarja e re e Bashkisë Lushnje

Eriselda Sefa është votuar nga Këshilli Bashkiak për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes. Në votim morën pjesë 34 nga 41 anëtarë.

 

Ajo u zgjodh në krye të institucionit të bashkisë me 29 vota pro dhe 4 kundër.

 

Reklamë

Emërimi i saj në këtë post vjen disa ditë pas arrestimit të Fatos Tushe për shpërdorim detyre.

 

Pas arrestimit, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e Tushes nga posti i kryebashkiakut dhe strukturat e Partisë Socialiste.

 

Në garë për postin ishin dy nënkryetarët e bashkisë, mirëpo njëri prej tyre, Gentian Nushi, u tërhoq nga gara pasi deklaroi se ky funksion ishte në papajtueshmëri me postin tjetër që mban si kryetar i Partisë Socialiste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë