Subscribe

Presidenti rus, Vladimir Putin këtëtë shtunë ka deklaruar se  Rusia ka pezulluar obligimet e saj që dalin nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi, që njihet me shkurtesën INF.

 

Ky është një njoftim që vjen një ditë pas vendimit të ngjashëm të marrë nga SHBA. Presidenti Putin për të diskutuar më tej për vendimin e SHBA-së ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

 

“Ne do të përgjigjemi ndaj këtij veprimi. Partnerët tanë amerikanë kanë njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes së tyre në këtë traktat, kështu që edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë”.

 

Gjithahstu bëhet me dije se Putin e ka urdhëruar Lavrovin që të mos nisë asnjë bisedim të ri për INF-në me SHBA-në, duke thënë se Moska do të pres përgjigjen e Uashingtonit lidhur me propozimet paraprake të Rusisë për të shpëtuar këtë marrëveshje.

 

Ndërkaq, Putin shtoi se Ministria e Mbrojtjes do të nisë zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore, përfshirë edhe raketat supersonike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *